Parandalohet krimi në Elbasan, 38-vjeçari tenton të vrasë ish-gruan
Parandalohet një vrasje në një fshat të Elbasanit. Forcat e Komisariatit të Policisë të Rrethit të Elbasanit me t’u sinjalizuar se një person i armatosur mund të kryente një krim, kanë organizuar në kohë rekord shërbimet dhe kanë kontrolluar personin që dyshohej se qarkullonte i armatosur.
Ngjarja mësohet se në orën 16:30 policia ka arrestuar shtetasin Romeo Sejdini 38 vjeç nga fshati Gjergjen. Atij gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë të modelit “TT”, e cila ishte e mbushur. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se 38-vjeçari kishte planifikuar ta përdorte armën e zjarrit ndaj ish-bashkëshortes së tij Sonila Muça, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.
Prej kohësh ai i kishte kërkuar ribashkim duke e kërcënuar por ishte refuzuar prej saj. Kjo situatë nuk ishte pranuar nga 38-vjeçari, i cili pasi i kishte bërë presion nuk kishte marrë përgjigje pozitive për tu ribashkuar pas divorcit. Kështu që kishte marrë armën për ta vrarë. Policia bëri me dije se arma ka rezultuar pa leje. /BW
KOHA JONË SONDAZH

