Parandalohet krimi në familje, në pranga 38-vjeçari pas konfliktit me nënën
Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar, duke parandaluar një krim brenda familjes, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.
Policia njoftoi se kishte marrë informacione se 38-vjeçari E.D. po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës, ndaj ka ndërhyrë menjëherë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.
KOHA JONË SONDAZH

