Parandalohet vrasja në Tiranë, i riu plagos me thikë ish të fejuarën

Policia ka parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale që mund të kishte shkaktuar viktima. Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 4, pas informacionit të marrë dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në afërsi të Shkollës “Bajram Curri”.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u kap në flagrancë shtetasi Altin M., i cili ka goditur me thikë në këmbë, ish të fejuarën e tij shtetasen A. N., e cila u dërgua në SQU dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?