Parashqevi Simaku uron shqiptarët: Faleminderit për këtë mrekulli Krishtlindjeje

Parashqevi Simaku duket se po përjeton një mrekulli Krishtlindjeje.

Kështu e ka përshkruar ajo dashurinë e marrë nga shqiptarët dhe ndihmën e tyre, në një video ku uron festën.

Simaku, e cila që nga 1 janari nuk do të duhet të jetojë më në metro por do të banojë në një shtëpi, qeraja e të cilës është marrë përsipër të paguhet nga një biznesmen, ka theksuar se për shqiptarët feja nuk ka qenë kurrë problem apo burim ndasish, por se Krishtlindja është simbolikë për rilindjen e njeriut.

“I uroj Krishtlindjen të gjithë shqiptarëve mbarë botës, me shumë dashuri e respekt. Ju përqafoje zoti ju bekoftë, ju falënderoj për këtë mrekulli të Krishtlindjes. Por ne jemi shqiptarë dhe feja nuk ka kurrë ndonjë rëndësi për ne. Kjo është simbolikë për lindjen dhe krijimin e njeriut”, shprehet ajo.

 

 

SHKARKO APP