Parashikime të zymta, BB: Rinia po ikën, rënie e lindjeve

Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre. Shqiptarët do vazhdojnë të lënë Shqipërinë madje në një numër edhe më të madh. Të paktën kështu flasin parashikimet e Bankës Botërore, e cila llogarit afërsisht trendin që do ketë emigrimi deri në vitin 2050. Sipas publikimit të bërë në media për periudhën 2017-2022 emigracioni neto, diferenca ndërmjet të ikurve dhe atyre që rikthehen, parashikohet të jetë -40 000 persona.

Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, ku çdo 5 vjet të ikin nga vendi mesatarisht 40 mijë persona. Sipas përllogaritjeve të bëra, sipas kësaj procedure, numri total i larguarve deri në vitin 2050 shkon në afro 280 mijë persona.

Pritshmëritë për shtesën e popullsisë nga ana tjetër janë në tkurrje. Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7 130 persona, niveli më i ulët që nga viti 1923. Në fund të shekullit parashikimet me pesimiste flasin për rënien e popullsisë së Shqipërisë nën 1 milion banorë. Shqetësimi për emigrimin dhe plakjen e popullsisë është ngritur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili e sheh këtë fenomen si kërcënim të brendshëm të ekonomisë së vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky institucion i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyre që të frenohet largimi i njerëzve. Shqetësimin e ngrenë vazhdimisht edhe sociologët, të cilët thonë se Shqipëria është vetëm humbëse e emigrimit, pasi po i ikën rinia, truri dhe krahu i punës. Kjo do të çojë edhe në krizën e konsumit, duke shkaktuar edhe pasoja ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?