Parashikimi i frikshëm/ Ministri: Normaliteti rikthehet kur të kemi vaksinën
Kur, kur, kur? Pandemia e Covid-19 ka prekur mbi 1.7 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka lënë mbi 104 mijë të vdekur. Virusi vdekjeprurës përhapet me shpejtësi dhe pyetja më e shumtë është kur do të marrë fund e gjitha kjo. Deri në 3 maj Italia do të jetë e bllokuar, si pasojë e masave për të luftuar pandeminë.
Shteti fqinj, kur Shqipëria dërgoi edhe 30 mjekë dhe infermierë, është duke e parë më afër dritën në fund të tunelit, pasi shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, është shprehur se normaliteti do të rikthehet vetëm në momentin kur vaksina ndaj Covid-19 të jetë gati.
“Ne po punojmë për të rikthyer sa më parë kompanitë dhe njerëzit në normalitet. Për momentin, distancomi social është e vetmja armë që kemi dhe deri në daljen e vaksinës na mbetet të presim, për t’u rikthyer më pas jetës normale”, ka thanë ministri italian i Shëndetësisë.