Parashikimi i motit 22 Korrik
Vijon dominimi i kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë deri në orët e vona të pasdites kur një sistem vranësirash afrohet drejt brigjeve Perëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë shira në zonat Veriperëndimore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë mesditës, me shpejtësi 50 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

