Parashikimi i motit, e enjte 9 prill 2020
Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike ndërsa moti do të jetë i kthjellët. Edhe për ditën e enjte pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira fare të pakta kalimtare.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 2°C në zonat malore deri në 9°C në ato të ulta dhe ato bregdetare (përsëri të freskëta)
. Në ato të mesditës pritet një rritje me vlera të parashikuara nga 18°C në relievet malore deri në 24-25°C në ato të ulta e bregdetare.