Parashikimi i motit, e hënë 17 shkurt 2020
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 02ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundëtë për reshje janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 10ºC.