Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja kur fillon shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe diell, tashmë duket se stina e vjeshtës do të sjell uljet e para të temperaturave si dhe reshjet e shiut.

Si rrjedhojë, dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot fillimisht me diell dhe me pas shtim vranësiraash të cilat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash (lokalisht në relievet e larta kodrinore e ato malore do të shoqërohen edhe me rrufe).

Ditët e tjera të javës do të kenë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat zhvillimin e tyre kryesor do ta kenë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në relievet e larta malore reshje shiu në formë shtrëngatash shoqëruar me rrufe në kohë afatshkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket temperaurave ato do të kenë tendencën e rënies (vlerat e mesditës) por në mesjave do të kenë përsëri rritje ndërsa për tu theksuar edhe se ndjesia reale do të jetë përsëri disa grad më e lartë sidomos në orët e nxehta të ditës për shkak të lagështirës së lartë në ajër (zagushi).

Swiss Digital Mobile Reklama

Për parashikimin në qytete të vecanta mund ti referoheni edhe tabelës bashkëngjitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?