Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 dhjetor 2020
Edhe kjo ditë e fundit e vitit do të karakterizohet nga reshjet e shiut të dendura në pjesën e parë të ditën.
Në orët e pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin, ndërkohë që në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme në orët e para të mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë në drejtim të jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.