Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 18 gusht 2024

Pas një periudhe relativisht të gjatë temperaturash të larta dhe mungese të reshjeve, duket se lutjet për shi janë dëgjuar dhe mundësia që të shkëputemi nga kthetrat e ferrit të vapër përvëluese, janë të mëdha.

Lajmet shpresëdhënë vijnë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili njofton se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas këtij shërbimi parashikohet që në orët e para të ditës të kemi kthjellime e vranësira kalimtare, më pas mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Kjo do të karakterizohet me tendencë ulje të temperaturave.

Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjasat që ne të kemi fituar mbi vapën janë të mëdha.

SHKARKO APP