Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Temperaturat minimale do të zbresin në 0 gradë në zonat malore, 7 gradë në vendet e ulëta dhe në bregdet.
Kurse temperaturat maksimale do të ngjiten në 14 gradë në zonat malore, dhe 19 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Deti-Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

