Parashikimi i motit për ditët në vijim, ja zonat që do mbulohen nga bora

Java nis me reshje shiu, madje në disa zona edhe me rrebeshe. Së paku kështu njofton Sherbimi Meteorologjik në parashikimin për javen që sapo hymë.

“Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh”- njofton SHMU.

Parashikimi nga Sherbimi Meteorologjik

Swiss Digital Desktop Reklama

Java që pritet të nisë, parashikohet e ndryshueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh.

Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qendrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.

Temperaturat, do të pësojnë luhatjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?