Parashikimi i motit për fundjavën: Mbani me vete çadrat

Sipas Meteolab vendi ynë paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Por zonat e thella veriore dhe lindore do të jenë në ndikimin e reshjeve të dëborës.

Mesdita dhe në vijim do të përmiresojnë gradualisht kushtet atmosferike ne territor.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten ne mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe të dielën territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë më mbizotëruese në vend

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat e ajrit pësojnë ulje në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 17°C.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?