Parashikimi/ Si do të jetë moti dhe temperaturat në ditët e fundit të vitit 2018
Ulja e ndjeshme e temperaturave këtë të martë do të vazhdojë edhe të mërkurën.
Ky është parashimi I Institutit të Gjeoshkencës ( Igjeum) për datën 26 dhjetor 2018, ditë e mërkurë. Reshjet e shiut në zonën e ulëta dhe bregdetare dhe ato të borës në zonat malore, duket sikur ia kanë lëvë vendin uljes se ndjeshme të temperaturave dhe ngricës.
Në bregdet temperature minimale do të jetë 4 gradë ndërsa maksimalja 11 gradë. Në vendt e ulëta temperature minimale do të jetë -1 gradë ndërsa maksimalja 8 gradë.
Në vendet malore minimalja do të jetë -6 gradë ndërsa maksimalja 1 gradë. Parashikohet që ky mot I thatë por me temperature të uleta do të vazhdojë disa ditë.
KOHA JONË SONDAZH

