Paratë e amnistuara si do vijnë? Rama: Jo me thasë, nuk zbrazet Londra dhe do mbushet Tirana

Kryeministri Edi Rama iu drejtua partnerëve tanë ndërkombëtarë për amnistinë fiskale, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të aplikojë çdo ligj të këtyre vendeve nëse ai do të jetë më i shtrënguar se ai shqiptar. Rama, ka treguar ndër të tjera sesi do të vijnë paratë nga amnistia fiskale.

“Ky sistem nuk ka fare njerëz në mes, është elektronik transparent. Se disa e imagjinojnë, do marrin cash në Londër, do vijnë me çanta me thasë, edhe do zbrazet Londra dhe do mbushet TIrana. Këtu raporti ëshët i thjeshtë dhe i qartë.

Kalon tek banka të dhënat, është vetëdeklarim elektronik. Me përgjegjësinë ligjore dhe penale. Nëse dikush është në kategoritë e ndaluara, i humbasin paratë. Po ta bënin, po ku ta gjejmë, se nuk ka shqiptarë budallenj”.

SHKARKO APP