“Paratë e drogës sot do blejnë deputetë nesër”

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, shprehet se situata e krijuar nga kultivimi i dogës në vend është emergjencë shtetërore. Ai thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për numrin rekord të mbjelljes së kanabisit në vend.

“Situata me “stinen e kanabis” ne Shqiperi eshte pertej te jashtezakonshmes, eshte emergjence shteterore, eshte antiligjore, fyes per shtetin dhe shoqerine, me pasoja per sot e mot.

Alibite e situatave te njejta te se djeshmes apo praktikave liberale ne disa vende, nuk vlejne. Boset e biznesit te droges nuk jane te varferit qe “sigurojne mbijetese”, sic justifikohet nje zyrtar i larte policie, por jane boset e vendimmarrjes lokale e qendrore, shume prej tyre dominues ne politike, ne biznesin privat deri edhe ne media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parate e sotme te trafikut do jene percaktuese per te blere mandatet e reja parlamentare ne qershor 2017 majtas e djathtas, – ndaj ndalimi i burimeve te financimit kriminal sot eshte kontribut edhe per ndalimin e burimeve te financimit kriminal elektoral neser!

Swiss Digital Mobile Reklama

Si eshte e mundur qe ne rrethana te tilla skandaloze askush nuk mban pergjegjesi, askush nuk ndiqet penalisht, askush nuk jep doreheqje dhe askush nuk proteston?!

Kjo pyetje retorike, tregon gjithcka mbi ate ku konsensualisht ishim, ku konsensualisht jemi dhe ku konsensualisht po vemi, – duke krijuar nje mjedis e vend qe nuk ua urojme femijeve tane!”,- shkruan Afrim Krasniqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?