Parcelat me kanabis në Tepelenë (VIDEO)

 

Ministria e Brendshme ka publikuar sot një video, që tregon nga ajri parcelat e mbjella me kanabis në fshatrat e Tepelenës.

Pamjet janë marrë me avion të posacëm të Guardia di Finanzës. Në operacionin e monitorimit ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako.

Raportohet se u asgjësuan mbi 6 mijë rrënjë, por sic thonë burime të Lapsi.al goditja e kanabisit në Tepelenë është selektive.

Opozita sot në Kuvend denoncoi këtë fenomen, duke thënë ndër të tjera se njerëz të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peci dhe struktura të tjera shtetërore, janë përfshirë në kultivim e parcelave me marijuanë

SHKARKO APP