”Paris 2024”, Akil Gjakova del pa medalje: Nuk u shpërblye puna ashtu siç dëshirova

Xhudisti nga Peja, Akil Gjakova është shprehur i zhgënjyer me atë që nuk arriti t’i siguronte Kosovës medalje në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Xhudisiti shkoi deri në repesazh, por që u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto me Waza-ari.

“Ishin disa luftëra të mira, pata një performancë të mirë, por që në fund nuk u shpërblye ashtu siç dëshirova”, ka thënë fillimisht Akili në një prononcim për RTK-në.

“Kundërshtarët i ka pasur të nivelit të lartë, disa kampion evropian, por që kisha përgatitje të larta dhe asgjë nuk ishte e befasishme, por që në fund nuk ia dola. Tani më duhet të punoj për katër vite dhe të synojë më të mirën”, ka përfunduar Gjakova.

SHKARKO APP