Parisi u dogj, Xhixho: Rama nuk do dialog por…

Në mbështetje të protestës së banorëve të ”Astirit”, ishin edhe deputetë të opozitës. Në fjalën e saj, këshilltarja e LSI-së në bashkinë e Tiranës, Erisa Xhixho, u shpreh se Rama nuk pranon dialog dhe bllokon çdo instuticion. ”Ne do të vazhdojmë çdo ditë të jemi këtu pranë qytetarëve. Nëse ky kryeministër nuk e respekton shtetin ligjor, të largohet andej nga erdhi në Francë. Atje ku i patë shumë mirë protestat, sesi protestonin qytetarët në Francë dhe në gjithë Europën sepse protestat vetëm e shëndoshin demokracinë’,-tha Xhixho.

Prononcimi i plotë

Nuk mundet më ne brezi i viteve 90 apo më tej, të lindur e të rritur në demokraci të pranojmë që një kryeministër të trysnojë dhe mos të dojë të bëjë protesta dhe të thotë që nuk është kjo mënyra e zgjidhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2013 e ka premtuar këtu para të gjithëve që shtëpitë nuk prishen se janë të bëra me gjak  edhe djersë, se ashtu janë bërë. Ky kryeministër i cili nuk pranon dialog, i bën bllok çdo institucion që këta protestues të bisedojnë dhe të sqarohen për hapat e mëtejshme, sepse të gjithë janë pro rrugës dhe pro projektit infrastrukturor, pavarësisht se ai projekt fsheh një vjedhje galoponte që do ndodh në këtë rrugë. Dhe që padyshim ne nuk do ta lejojmë, prandaj i bëj thirrje dhe Prokurorisë të bëjë një hetim të menjëhershëm qoftë për gjithë mënyrën e tenderimit të kësaj rruge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qoftë për dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve, atyre nënave e grave dhe ju e patë dëshminë shumë qartë sesi dy prindër apelonin për lirim sepse fëmija e tyre kishte shkuar në shtëpi dhe nuk i kishte gjetur. Faleminderit medias që e ka pasqyruar, edhe dëshminë  e tyre rrënqethëse.

Ne do të vazhdojmë çdo ditë të jemi këtu pranë qytetarëve. Nëse ky kryeministër nuk e respekton shtetin ligjor, të largohet andej nga erdhi në Francë. Atje ku i patë shumë mirë protestat, sesi protestonin qytetarët në Francë dhe në gjithë Europën sepse protestat vetëm e shëndoshin demokracinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?