Parkove keq? Makina bllokohet (Foto)

Në Tiranë veç efektivëve të Policisë Rrugore, duhet të keni “frikë” edhe ata bashkiakë, kur vjen puna për automjetet tuaja të cilat mund t’i keni parkuar keq

Nga Tirana vjen kjo foto, ku shtatë makinave të parkuara njëra pas tjetrës i janë vendosur bllokuese në goma nga Policia Bashkiake. Vlera e gjobës që duhet paguar në Policinë Bashkiake pranë parkut të autobusëve në Tiranë është 3 mijë lekë të rinj.

Ne foton e meposhtme shfaqet edhe nje tabele parkimi, ku me siguri automjetet duhet te kene kaluar orarin e lejuar ne tabele, apo ne rastin me te keq, vendi mund te jete i rezervuar per ndonje biznes aty prane apo per invalidet (Express)

SHKARKO APP