Parku diellor në Belsh, zv/kryeministrja Balluku: Energji për 50 mijë qytetarë, më pak karbon në mjedis

Këtë të martë u nënshkrua marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë.

Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat KESH ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh. Janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Këto nuk janë vetëm panele lundruese por janë shembuj të zhvillimit pa dëmtuar mjedisin. Kemi partneritetin me Emiratet e Bashkuara, projektet e kapaciteteve transportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut. Jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit. Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë. Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik, që do ofrojë energji për 16 100 abonentë, do të reduktojmë me 15 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirëstudiuara”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se Shqipëria ka fituar një emër të mirë në tregun ndërkombëtar sa i takon ankandeve për fushën e energjisë së rinovueshme. Ajo paralajmëroi se në bashkëpunim me bashkitë e vendit do të listojnë të gjithë ato pronat që janë në inventar dhe që nuk përdoren për qëllime bujqësore apo prodhimi do vihen në ankande ndërkombëtare dhe përmes kësaj të bëhet investimi, ku mund të përfitojnë bashkitë ashtu dhe banorët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi krijuar një emër të mirë në tregun ndërkombëtar për sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Kemi arritur që ato toka e pafrytshme duhet të vendosen në dispozicion të ankandeve publike duke u bërë pjesë edhe vetë bashkitë në këto ankande. E them këtë, pasi shpeshherë na vijnë kërkesa që merren me qira nga privatët nga baskitë e vendit, ndërkohë bashkitë s’kanë kapacitet për të ngritur ankande. Në bashkëpunim me bashkitë e vendit kemi nisur një proces, për të identifikuar ato prona, që janë në regjistrat apo inventarët e bashkisë, të cilat janë të pafrytshme dhe nuk mund të kontribuojnë në sektorin bujqësor, të cilat duhet të vendosen në dispozicion të ministrisë. Ne mund të arrijmë që të gjithë këto sipërfaqe të disponohen për ankande ndërkombëtare, por duke bërë bashkitë e vendit partner në këtë proces përfitimin që i takon”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?