Parku i Butrintit tashmë do jetë i aksesueshëm për personat me aftësi ndryshe

Nën temën “Butrinti për të gjithë”, Parku Kombëtar i Butrintit prezantoi sot një nga investimet më të rëndësishme të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Projekti thekson se, lëvizja gjithëpërfshirëse në park është një prioritet dhe infrastruktura e re synon të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë aksesin për vizitorët.

Parku i Butrintit thotë se kjo infrastrukturë e re, e cila konsiston në pasarela druri, do të jetë në harmoni me natyrën dhe trashëgiminë e parkut. Përmes saj, 70% e monumenteve do të jenë të aksesueshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kohë kur Butrinti mikpret vizitorë përgjatë gjithë muajve të vitit, ky projekt do të çojë një përvojë më të lehtë, më të sigurt dhe më gjithëpërfshirëse në këtë park kombëtar. A.K.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?