Parku i liqenit të befason me ndriçimin (FOTO)

Vjeshta e gjen Parkun e Madh të ndriçuar, me rrjet të ri te shëtitorja e pistat e reja të pedalimit e vrapimit, frut i kujdesit që i kushtohet gjithë rrugëve brenda e përreth parkut.

Falë sistemit të ndriçimit qytetarët e të gjithë grupmoshave mund të lëvizin të qetë dhe në mënyrë komode në çdo orë të natës në Parkun e Madh.

Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti përshkoi disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç ishte edhe pjesa përreth Liqenit Artificial.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?