Parku Rinia i kthehet bashkisë

 

Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të drejtuar sot nga zv.kryeministri Niko Peleshi, vendosi Shfuqizimin e vendimit nr.1233, datë 11.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit të parkut “Rinia”, në Tiranë”.

U ngarkuan Ministria e Punëve të Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parku Rinia i ishte hequr nga administrimi bashkisë së Tiranës me një vendim të qeverisë Berisha, për shkak të problemeve lidhur me subjektin “Tajvan” që ndodhen në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?