Hapet Parku tek Liqeni. Fotogaleri

Fëmijët e Tiranës kanë tashmë një kënd modern lodrash në Parkun e Liqenit Artificial. Ashtu siç edhe ishte premtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këndi i lojërave u përurua sot më 1 Qershor, për festën e fëmijëve. Qindra fëmijë, prindër, gjyshe e gjyshër, apo qytetarë kureshtarë tejmbushën që në orët e para të ditës hapësirën e këndit të lojërave. Festës së fëmijëve iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili mori përshtypjet më të mira nga qytetarët që vizituan për herë të parë këtë ambient të përshtatshëm për të gjithë fëmijët.

v71

Kryetari i Bashkisë së Tiranës uroi fëmijët për 1 Qershorin dhe theksoi se pavarësisht debatit dhe protestave, hera-herës edhe të dhunshme, ka zgjedhur të shohë përpara për të krijuar më shumë hapësira argëtimi për fëmijët dhe qytetarët e Tiranës. “E di që kemi punuar në kushte të vështira, megjithatë unë dhe Bashkia e Tiranës kemi zgjedhur të shohim përpara, pa e kthyer kokën mbrapa. I di të gjitha kundërshtitë, të gjitha debatet, por sot është momenti që të jemi të bashkuar. Ndodhi ajo që ndodhi, çdo gjë është e falur, por në qytetin e Tiranës duhet të ecim përpara për hatër të fëmijëve sepse ata janë gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se këndi i lojërave, që u çel sot, është një bast i fituar sepse siç kishte premtuar më parë, këndi do të ishte tërësisht në shërbim të fëmijëve, pa kafene dhe asnjë pemë të prerë.

e6

“Besoj se të gjithë e kanë provën për atë që thashë përpara 3 muajsh: Nuk ka asnjë kafe, nuk është prerë asnjë pemë. Të gjitha pemët i shikoni me tabelë të matrikuluara dhe të gjitha pemët që ishin ditën e parë janë këtu dhe sot”, u shpreh kryetari i Bashkisë. Më tej, Veliaj theksoi se inatet dhe zënkat e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës. “Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë progresin e fëmijëve. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë projektet që kemi për Tiranën. Sot për mua, ky argument dhe ky debat është i mbyllur dhe për të gjithë ata që donin një referendum ky është referendumi më i mirë, që ne mund të kishim menduar sot për këndin e lodrave”, tha Veliaj.

e4

Ai ka bërë thirrje që politika ta lejojë Bashkinë të punojë pasi punët publike, siç është edhe ky kënd, i shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike që kanë. “Ndaj sherret e politikës t’i bëjmë në Parlament dhe qytetin ta lëmë të bashkuar. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, ky nuk është një moment për hakmarrje apo karshillëk, nuk është një moment për arrogancë, por për të thënë që, ndodhi çfarë ndodhi, u bë një punë e mirë dhe sot të përveshim mëngët për punët e tjera”, deklaroi kryebashkiaku, Veliaj.

v34

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka vendosur të çojë përpara të gjitha projektet e saj transformuese të Tiranës, përfshi këtu ato në infrastrukturë rrugore apo edhe sociale. “Dua t’i garantoj qytetarët se puna në Tiranë do të vazhdojë. Sot kemi filluar me prishjen e fundit që na pengonte tek Unaza e Vogël. Do të vazhdojmë shumë shpejt punën aty, do të vazhdojmë me parkun e lodrave tek materniteti, shumë shpejt hapim parkun e lodrave te “Mine Peza” dhe brenda 10 ditëve do të hapim 3 kopshte të reja, të rikonstruktuara”, theksoi Veliaj. Ai ka konfirmuar se gëzimi me të cilin qytetarët e pritën këtë kënd, i jep atij edhe më shumë besim dhe kurajë për të çuar përpara të gjitha betejat ligjore në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

v2

“Të gjithë betejat e Bashkisë, edhe për digën, për çështje të tjera, do të vijoj të luftoj dhe do i fitoj, sepse janë për interes publik, nuk janë për interesin tim. Më vjen mirë që fëmijët e Tiranës mund të luajnë, ndaj kjo histori shpjegon shumë qartë se po të lejohemi të punojmë, mund t’i bëjmë gjërat shumë më shpjet”, përfundoi Veliaj.

Kryeministri Edi Rama deklaron se kendi i lojrave për fëmijë pas një konflikti politik, flet vetë se kush mendon e punon për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Në një postim në faqen e tij ne Facebook, kryeministri Rama ju uron fëmijëve, permes një albumi me foto nga këndi i lojrave duke uruar fëmijët në ditën Ndërkombëtare të  1 Qershorit.

“Jeni të ftuar të uroni me një like festën e fëmijëve përmes këtij albumi që pas një konflikti të paparë politik për lodra fëmijësh, flet vetë se kush mendon e punon për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër dhe kush nuk lë gur pa lëvizur duke vazhduar Avazin e Vjetër…”, shkruan Rama.

v19 v10 v7 v36 v14 v46 v49 v26 e4 v9 e2 v54 v48 v39 v23 v27 v66 v50 v53 v57 v55 v11 v3 v35 v2 v58 v62 v45 v37 v1 v73 v60 v17 v68 v65 v43 v6 v31 v41 v44 v29 v70 v21 v25 v13 v8 v69 v56 v33 v34 v20 v52 v24 v71 v18 v4 v22 v67 v15 v5 v16 v40

SHKARKO APP