Parlamenti, dera e mbyllur e të përjashtuarve! Xhafaj: Kauzat e opozitës, stuhi në një gotë uji

Një seancë me tensione dhe bllokime të foltores, u zhvillua edhe këtë të enjte në Parlament. Demokratët këmbëngulën për ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar që kryefjalë të ishte skandali McGonigal, por socialistët përdoren forcën e kartonëve për të refuzuar.

Ndërkohë, jashtë sallës zhvillohej një protestë e opozitës me dhjetëra qytetarë me pankarta në duar. Demokratët akuzojnë mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit dhe të Kushtetutës, ndërsa paralajmërojnë vazhdimin e protestave. Deputeti socialist Etjen Xhafaj, përjashtimin e deputetëve të opozitës dhe mos lejimin për të hyrë në kuvend, e cilëson si zbatim të rregullores.

“Ajo që bëri Garda e Republikës është që zbatoi rregulloren e Kuvendit, të votuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit, që parashikon që në rast se ka thyerje të etikës, të cilat janë të përsëritura, ka edhe masa. Tentativat për të shkuar kundër asaj rregulloreje dhe për të hyrë më forcë në sallën e Parlamentit nuk janë të lejuara. Sa i përket thyerjes së Kushtetutës, ne kemi rënë dakord që seanca e datës 2 mars, do të jetë seanca për t’iu përgjigjur mocionit të kërkuar nga opozita ku kryeministri do të jetë prezent. Rregullorja edhe në këtë rast është e qartë, që seanca duhet të bëhet brenda 30 ditëve dhe është respektuar edhe kjo pikë e rregullores”.

SHKARKO APP