Parlamenti i ri do të jetë i përbërë nga 4 parti, emrat e vjetër mbesin jashtë

Parti të reja nga politikanë të vjetër u krijuan për zgjedhjet e 25 prillit, të cilët aspironin të thyenin partitë tradicionale. Numërimi i votave tregoi një rezultat tjetër.

Emra të vjetër në politikën shqiptare nuk mundën të thyejnë elektoratin tradicional shqiptar. Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo Myslim Murrizi nuk mundën të kalonin 1% në rang kombëtar dhe as që iu afruan mandatit të deputetit.

Zhgënjim nga pritshmëritë e prezantuara në publik ishte edhe Rudina Hajdari, me Nismën Thurje, që u lançua si një projekt i ri politik, por që nuk mori mbështetje në elektorat.

Në politikën e Tiranës kërkoi të futej edhe Albin Kurti, me 3 kandidatë të pavarur. Më ambiciozi për një mandat parlamentar ishte Boiken Abazi në Tiranë, ku ditën e votimeve doli krah Albin Kurtit, por nuk ishte e thënë të bëhej deputet, duke shuar shpresat e Vetëvendosjes për të qenë pjesë e politikës shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë, do të jetë i përbërë me deputetë nga PS, PD, LSI dhe PSD.

SHKARKO APP