Parlamenti i Venezuelës miraton amnisti për të burgosurit politikë

Parlamenti i Venezuelës miratoi një amnisti për personat e burgosur për arsye politike, një kërkesë e madhe e opozitës që vjen pak më pak se shtatë javë pas kapjes së ish-udheheqësit Nicolás Maduro nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara më 3 janar.

Ligji, i propozuar dhe nënshkruar nga presidentja në detyrë Delcy Rodriguez, mund të çojë në lirimin e qindra kundërshtarëve të qeverisë, aktivistëve dhe gazetarëve kritikë që janë arrestuar për vite me radhë për protesta, komente publike dhe kundërshtim të politikave qeveritare.

Sipas organizatës joqeveritare “Foro Penal”, autoritetet kanë liruar më shumë se 440 të burgosur politikë që nga fillimi i vitit, por mbi 600 të tjerë mbeten ende në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej të arrestuarve janë ndaluar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së mundshme të Maduros në vitin 2024, zgjedhje që u shoqëruan me akuza për mashtrim dhe u kritikuan nga organizata ndërkombëtare dhe aktivistë për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji amnistues shënon një kthesë të rëndësishme politike për Venezuelën, një vend që për dekada ka mohuar zyrtarisht se mban të burgosur politikë dhe mund të përbëjë një hap drejt uljes së tensioneve brenda vendit, megjithëse grupet e të drejtave të njeriut dhe familjarët e të burgosurve shprehin shqetësime për mënyrën e zbatimit dhe për faktin se ligji nuk përfshin të gjitha kategoritë e të akuzuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?