Parlamenti një minutë heshtje për Agur Vrenozin
Një minutë heshtje për Agur Vrenozin, i cili u qëllua nga grabitësit pasi i shkoi në ndihmë pronarit të pikës së këmbimit valutor.
Grabitja ndodhi më 2 mars 2018 ndërsa 53 vjeçari humbi jetën pak orë më pas në spitalin e Traumës. Kërkesa u bë nga deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi për të nderuar aktin heroik të Agur Vrenozit.
Ndërkohë Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulëzim Demiraj, i dyshuar si autori i vrasjes së 53 vjeçarit. Ky i fundit mori një plumb në kokë gjatë grabitjes që Demiraj së bashku me Zini Fyraj 37 vjeç dhe Dashamir Gergalin 41 vjeç nga Fieri akuzohen se kryen në një pikë këmbimi valutor në qytet.
Mbi Demiraj rëndojnë tre akuza, “vjedhje me pasoje vdekjen”, “armembatje pa leje” dhe “vjedhje”. “Burg pa afat” gjykata dha edhe per Fyraj dhe Gergalin. Tre të pandehurit mësohet se kanë shfaqur pendesë për ngjarjen para trupit gjykues.
KOHA JONË SONDAZH

