Parlamenti të mblidhet urgjent
Nga: Lefter Maliqi
Deputet dhe Qeveria pagat e nendorit dhe Dhjetorit ti kalojne ne mbeshtetje te banoreve te prekur nga termetii. Parlamenti te mblidhet urgjentisht ne seancë te jashtëzakonshme. Sot jemi ne ditet e zise kombetare, mbijeteses, solidarizimit, mbeshtetjes per cdo te demtuar, tramatizuar si dhe duke ngushelluar familjet per humbjen e njerzve me te dashur ne kete fatkeqesi natyrore me permasa shume te medha e te renda. Fjala festa te Nentorit sduhet te egzistoj ne gojen e Qeverise. Ti leme lotet e krokodilit, sdua te bej politik por te motivojme njerzit e demtuar, tramatuzuar, qe kane humbur njerez, shtepi e gjithcka, tu qendrojme ne krah, ne mbeshtetje morale e psikologjike.
Ne kohen dhe momentin e duhur do flasim per pergjegjesit por Qeveria tu jap mbeshtetje per strehim menjehere, tu jap zgjidhje, shprese e besim, duke anulluar cdo investim miliona euro per rruget e unazes se re, te Milot-Balldrem, te Dukatit dhe investime te tjera nga buxheti i planifikuar per 2020 por menjehere ti njoftoj qytetaret, te mbledh parlamentin dhe ndryshoj buxhetin duke akorduar keto fonde per strehimin, financimin e cdo te demtuari si dhe mbeshtetje me te madhe morale e financiare per familjet qe kane humbur jete njerzore.
Kryeministria ka parashikuar per buxhetin e vet 2 fishin e vitit te kaluar per portalet, luksin, dietat etj, te jap shembull nga vetja Kryeministri. Parlamenti te mblidhet urgjent per keto ndryshime dhe te filloj nga vetja, 121 Deputetet dhe Qeveria pagen e nentorit dhe dhjetorit mos ta marrin por ta kaloj ne buxhet per kete fatkeqesi te madhe. Zoti e bekofte Shqiperine, mirenjohje mediave, shtabeve te emergjencave, popullit shqiptar per cdo mbeshteteje qe po japin, mirenjohje partnereve nderkombtar por mbi te gjitha mirenjohje e thelle e pakufishme ndaj popullit Kosovar. God bless you.
KOHA JONË SONDAZH

