Parlamenti voton shkarkimin e Presidentit, kurse Meta në presidencë me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”

Nga VOA-

Në Shqipëri, parlamenti pritet të votojë sot mbi raportin e hartuar nga Komisioni Hetimor i ngritur me kërkesën e e një grupi deputetësh të shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i ka propozuar parlamentit pikërisht shkarkimin e Kreut të Shtetit për “shkelje të rënda të Kushtetutës”, me qëndrimet dhe deklaratat e tij para dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prilli.

Sipas Komisionit hetimor, Kreu i Shtetit rezulton të ketë kryer së paku 9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë këto shkelje velrësohen nga komisioni si “shkelje të rënda të Kushtetutës, pasi nga aktet e administruara në këtë proces hetimor dhe siç arsyetohet në këtë raport vërtetohet se: i) për kryerjen e akteve që përbëjnë shkelje të Kushtetutës Presidenti nuk ka pasur ndonjë qëllim të justifikuar; ii) me këto shkelje Presidenti ka cënuar të drejtat e njeriut, marrëdhëniet shoqërore, politike sensitive dhe të rëndësishme që mbrohen nga Kushtetuta, Kodi Penal dhe legjislacioni shqiptar në fuqi; iii) Presidenti ka kryer shkeljet kushtetuese në mënyrë të përsëritur dhe aktet që përbëjnë shkelje kanë qenë konsistente; iv) shkeljet kushtetuese të konsumuara nga Presidenti kanë pasur ndikim negativ në funksionimin e shtetit dhe në sferën sociale, politike dhe në ekonominë e vendit; v. sjellja e Presidentit ndaj shkeljeve kushtetuese është në kundërshtim të hapur me përgjegjshmërinë, vetëpërmbajtjen, seriozitetin, maturinë dhe korrektësinë e qëndrimeve që duhet të shfaqë një përfaqësues i lartë i shtetit, që respekton parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, të cilit Kushtetuta i ka veshur atributet e përfaqësuesit të unitetit të popullit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta nga ana e tij ka folur gjatë gjithë kohës për një “nismë ilegjitime të parlamentit”. Ai nuk u paraqit të mbronte pozicionin e tij as në Komisionin hetimor dhe nuk shfrytëzoi as të drejtën që i njihet për t’u paraqitur dhe në seancën e sotme. Si për të dëshmuar indiferencën e tij ndaj vedimmarrjes së sotme, ndërsa në parlamenti vijonte me diskutimet, ai organizoi në presidencë një aktivitet kulturor me këngë e valle nga Ansambli Folklorik i Dibrës “Hazis Ndreu”.

Pavarësisht vendimit të sotëm të parlamentit, i cili duhet të merret me dy të tretat e anëtarëve të tij, fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Video e aktivitetit në presidencë:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?