Parlamenti voton të enjten për Kryeprokurorin e ri

Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të enjten pritet që Parlamenti të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

I pari është renditur Olsian Çelaj dhe pas tij Arta Marku e ndjekur nga Fatjona Memçaj. Zgjedhja e kryeprokurorit të ri do të kërkojë shumicë të cilësuar, pra edhe votat e opozitës parlamentare.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri vjen pas qëndrimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, që prej dhjetorit të vitit 2017, me votat e mazhorancës.

SHKARKO APP