Partia e Lirisë, Meta: Jemi frymëzuar nga…

Ish-presidenti Ilir Meta sot në Konventën Kombëtare të LSI tregoi se nga sot do të quhet ”Partia e Lirisë”. I ftuar në ”Open”, ai ka treguar se emri është frymëzuar nga populli i 2 Marsit dhe fakti që në Shqipëri është kërcënuar liria e qytetarëve.

”Këtu është kërcënuar liria, kryeministri thotë e di se çmendoni. Patronazhistët dinë çdo gjë që bëni ju dhe mendoni ju. Nuk po flasim për tendera sekrete e transparencë, as për përndjekjen politike që ndodh çdo ditë me dhjetëra mijëra gjoba që i vihen qytetarëve. Janë vënë në diskutim serioz të drejtat e liritë e qytetarëve.

Emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit, i cili jo detyrimisht do ta gjejë veten këtu, por kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit”.

SHKARKO APP