”Partia Mundësia një partiçkë e regjimit”, Shehaj i përgjigjet Nokës: Sulmi vjen pas debatit në Kuvend
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj i përgjigj Sekretarit të PD-së Flamur Nokës, pasi ky i fundit tha se partia e Shehajt është një “partiçkë e regjimit”.
”Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur.
Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë. Sapo flas për këtë skandal, del Noka e flet kundër meje”, tha Shehaj në ”News 24”.
I pyetur nëse është e vërtetë që kompania e tij ka ndërtuar shtëpinë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, Shehaj deklaroi se edhe kjo është shpifje.