Partitë e reja në 2025, Adriatik Lapaj më i pëlqyeri. Ish-deputetja Malaj: Vështirë të votohen
Nora Malaj, pedagoge e Psikologjisë së Edukimit dhe ish-deputete ishte e ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, aty ku u diskutua rreth pëlqyeshmërisë së partive të reja dhe strategjisë që do duhet të përdorin për t’a kthyer këtë plëqyeshmëri në votë reale. Sipas Malaj, pëlqyeshmëri dhe votimi nuk mund të ecin gjithmonë në të njëjtin kah, çka do të thotë se jo dosmdoshmërisht pëlqyeshmëria e përkthyer në shifra sipas sondazheve mund të përkthehet në votë për këto subjekete të reja.
“Shifrat e vjetar në situatën e re na tregojnë një qasje që në aspektin psiko-emocional dhe politik lexohet horizonit pritjeje. Mendimi dhe votimi në poltik nuk ecin në një drejtim , këtë e kam provuar në 27 vitet e mia të politikës. Mund të jesh shumë e vlerësuar por kur vjen pun apër të votuar ka tjetër mekanizëm votimi. Jemi përballë skalionit politik që ka 30 vjet që nuk ka prodhuar politikë por a mbajtur pushtet. Jemi në një zonë 60% gri që nuk ka votuar dhe ka nevojë për tu tërhequr. Kemi një 48% të partive të reja që ka hyrë me retorikën nga shoqëria civile dhe do të shfaqet në skaletën politike, por nuik e di do prodhojë politikë apo pushtet-mbajtje.
Sot këto shifra janë shumë të vërteta sepse një elektorat gri me 60% që kërkon elektorat tjetër, pra lidership tjetër, nuk kërkon lidershipin e vjetër. Në të gjithë këtë qasje ajo çfarë lexohet është që populli nuk e ka vrarë shpresën. Por jemi në një popullatë që në konservatorizmin e saj i pëlqen kryetari i familjes dhe si e tillë që të bindin gjithë këta duhet të kenë një mekanizëm të një structure të një partie që punon me të gjithë kapilarët e saj. E dyta platforma që do të paraqesin të jetë me një retorikë të ndryshme nga politika reale, që na ka lodhur. Në leximin e parë janë të pranueshëm , por për tu votuar janë një pikëpyetje shumë e madhe. Një pjesë e tyre e kanë provuar të votohen dhe nëse do vazhdojnë me të njëjtën retorikë unë lë prapë shumë pikëpyetje”,-u shpreh Malaj.
Duke ju referuar rezultatit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021, do duhet që çdo parti e re në zgjedhjet e vitit që vjen të marrë minimalisht 17 mijë vota të vlefshme për t’u konsideruar pjesë e garës.
Nisur nga një sondazh për majin e vitit 2024 rezulton se pëlqyeshmëria për partitë e reja janë këto:
Adriatik Lapaj me 40,8%
Agron Shehaj me 30,2%
Arlind Qorri me 23,8%
Endri Shabani me 19,6%