Partitë të ndara për Presidentin, Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja
Edhe pse koha e parashikuar në Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është 6 muaj, partitë politike dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë. Kreu i partisë në qeveri, Isa Mustafa është shprehur se do t’i ftojë partitë në një takim, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
AAK-ja e Ramush Haradinajt, vazhdon ta konsiderojë të vetmin kandidat për president kreun e kësaj partie. Nga ana tjetër, Vetëvendosje e Albin Kurtit, është shprehur qartë se nuk do asgjë tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, foli sot për këtë çështje, ndërsa tha se në mungesë të një kompromisi mes subjekteve, atëherë me shumë gjasë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
”Pres që këto ditë apo javën tjetër të mblidhemi, sepse nuk është urgjente, por është çështje që duhet t’i japim zgjidhje. Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur presidentin, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordësi për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti.