Partizani është skuadra e golave në shtesë, Tirana rikthehet te fitorja dhe zyrtarizohet kriza e Vllaznisë
Partizani është skuadra e golave në shtesë, Tirana rikthehet te fitorja dhe zyrtarizoi krizën e Vllaznisë. Të kuqtë mposhtën 1-0 Laçin me golin e Gjelbrim Taipit në minutën e 94 dhe mbeten në krye të renditjes, përkrah Egnatias.
Tiranës i mjaftoi Florent Hasani, që me nga një gol në secilën pjesë të lojës vulosi suksesin 2-0 përballë Teutës. Bardheblutë u kthyen te fitorja që mungonte prej tre javësh.
Vllaznisë nuk i mjaftoi largimi i Memellit dhe emërimi në stol i Qatip Osmanit. Shkodranët u frenuan në barazim 1-1 nga Erzeni, me golin e shpejtë të Bekim Balajt që nuk mjaftoi. Ky rezultat bën që Vllaznia të ketë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.