“Partizani”, sot seanca për Berishën dhe Malltezin

Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot në orën 09:00 seanca gjyqësore për kreu e PD-së Sali Berisha dhe Jamrabër Malltezin. Të dy kërkojnë heqjen e masës arrest shtëpie, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO dhe do të shyqrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi, të akuzuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i kanë kundërshtuar akuzat e SPAK ndaj tyre dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Akuza janë hedhur dhe ndaj gjyqtares Gjoka, e cila sipas Berishës, po vepron e urdhëruar nga Rama.

SHKARKO APP