Partneri e vr*au shqiptaren shtatzënë me th*kë dhe luajti teatër në media

Një tjetër grua shqiptare u vra nga krahët e një burri kriminel. 41-vjeçarja Gjeorgjia Murati u godit me thikë nga partneri i saj që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.

Trupin e pajetë e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.

Policia ka nisur hetimet sakaq, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur Selanikun, teksa shkaku nuk dihet ende, por dyshohet se mund të lidhet me konflikte për çështje parash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?