Partneri italian i 37-vjeçares që u vra nga burri: Klodiana nuk kishte frikë nga ai

Xhelozia ishte shkaku kryesor që Alfred Vefa vrau me armë zjarri gruan e tij, Klodiana Vefën me të cilën ishte ndarë tashmë, nënë e dy fëmijëve dhe më pas veten. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”.

Në realitet ishte i dashur i Klodianës, i cili ka folur për hetuesit e krimit. “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?