Partneriteti me SHBA, Salianji: Prioritet absolut për Partinë Demokratike

Ndihmës sekretari Amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike, Philip T. Reeker, në vizitën një ditore në Tiranë, ndonëse nuk foli për mediat, shkaktoi ”furtunë” në politikë. Reeker u takua edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe deputeti i zgjedhur më 25 prill, Ervin Salianji, thotë për ”Euronews Albania” se partneriteti me SHBA është prioritet absolut për PD-në.

I pyetur për takimin Reeker-Basha, ai u shprehur se qëllimi i vizitës është lufta kundër korrupsionit. ”Qëndrimi i PD, është një qëndrim i qartë. Partneriteti strategjik me SHBA dhe thellimi i këtij partneriteti është prioritet absolut i PD dhe takimi i djeshëm pa diskutim që të tregon dhe vëmendjen e SHBA ndaj PD dhe si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD.

Po ashtu ai thekson se PD-ja ka mbajtur qëndrim parimor lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. ”Siç edhe kemi dëgjuar nga qëndrimi publik i ambasadores ka pasur të dhëna konkrete të çuar në prokurori për rastet në fjalë. Të njëjtin standard kemi kërkuar ashtu siç ka kërkuar edhe vete ish-kryeministri, ka kërkuar prova, ashtu siç me të drejtë një parti politike që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, ka kërkuar prova”.

SHKARKO APP