Pas 11 ditëve kaos në aksin Prrenjas-Librazhd, ARRSH: Nesër do të hapet rruga alternative
Nesër (3 mars) në mesditë do të hapet rruga provizore Prrenjas-Librazhd. Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli thotë se gjatë këtyre ditëve janë kryer një sërë testimesh, dhe nesër është gati që të hapet rruga provizore për të gjitha mjetet.
“Rruga do të hapet duke filluar nga nesër në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe, me masat që u morën, pra me devijimin e rrjedhës së lumit që të mos godiste më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshkitur na shërbeu shumë për të gjithë punën parapërgatitore që u bë gjatë këtyre ditëve për të hapur trafikun. Segmenti do të jetë i hapur për të gjitha mjetet, kemi 4 ditë që e mbajmë nën monitorim të vazhdueshëm, edhe me mjete të rënda”, njoftoi drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli.
Për rrugën alternative që do të ndërtohet mbi lumin Shkumbin dhe në krah të hekurudhës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati projektin, por jo datën për nisjen e punimeve. ”Ne si autoritet morëm vendimin e pezullimit të punimeve në korridorin 8 në këtë këtë segment deri në përfundim të punimeve për rrugën alternative që do të zhvillohet mbi lumin Shkumbin, në krah të hekurudhës. Punimet do të nisin sa më parë, ne sapo u njohëm me projektin, është e nevojshme të ndiqen procedurat mes institucioneve, shumë shpejt do të nisë edhe aty puna, por jemi shumë më të lehtësuar sepse po i rijapim frymëmarrje qarkullimit në juglindje sipas rrugëtimit të mëparshëm”, shtoi Kozeli.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11250

