Pas 12 oresh rrethim, RENEA vret ekzekutorin e efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta

 

 

Pas 12 orësh rrethim,  është vrarë ekzekutori i efektivit të policië me detyrë kreu i grupit operacional të FNSH-së, Simon Gjeta.

Ruzhdi Arishta u vra nga forcat RENEA  pasi bëri rezistencë gjatë gjithë natës.RENEA ndërhyri mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 të (4 tetorit 2015).

Ruzhdi Arishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Arishtën.

Ora 09:17 Drejtori i Policisë së shtetit në konferencë

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ndodhet në Shkodër dhe pritet të japë detaje në lidhje me aksionin.

Ndërkohë mësohet se gjatë operacionit janë përdorur 15 automjete, 5 të blinduara si dhe u angazhuan 250 forca policore. Gjatë operacionit janë përdorur kamera me fiber optike si dhe efektivët e policisë kanë qenë të veshur me antiplumb

Si u vra efektivi i FNSH – Krimi u shënua në fshatin Obot i Ri në Oblikë të Shkodrës rreth orës  20:00 të mbrëmjes së të shtunës, 3 tetor 2015, kur policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër kishte rrethuar banesën  e Arishtës, autor i plagosjes së 21 vjeçarit, Besar Sherbela, në Obot i Ri.

Operacioni  nisur në orën 8 të mbrëmjes së 3 tetorit, u mbyll mëngjesin e sotëm me vrasjen e Ruzhdi Arishtës .  Gjatë gjithë natës policia disa herë bëri thirrje për tu dorëzuar por ai nuk pranoi.

Mësohet se 52 vjeçari Ruzhdi Arishta ishte një person me probleme mendore i cili ishte shtruar dhe në psikiatri.

SHKARKO APP