Pas 20 vitesh, PS mund ta zgjedhë Presidentin nga radhët e saj
Pas 20 vjetësh socialistët kanë mundësinë për të zgjedhur një president nga radhët e tyre. Procedura e cila nis në mesin e këtij muaji duket se favorizon edhe më shumë maxhorancën.
Jo vetëm që ka votat për të miratuar e vetme presidentin, por edhe përçarja brenda PD-së gjë që politikisht i jep pikë PS-së të shkojë drejt miratimit të një kandidature pa pasur nevojë të negociojë.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 risillen në qendër të opinionit publik sa herë nis një procedurë për të zgjedhur një President. Para këtij viti, presidenti detyrimisht duhej zgjedhur me minimalisht 84 vota pasi në të kundërt vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që bënte të domosdoshme dialogun ose merkaton e deputetëve.
Vetëm në tre raundet e para kërkohet dakordësia, dhe në dy të tjera është miratimi me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota duke bërë jo të domosdoshëm dialogun politik.