Pas 301 ditëve ”ngujim”, Zelensky ikën në Amerikë. Flamuri ukrainas valëvitet krah atij të SHBA-së
SHBA-ja është përgatitur për pritjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka mbërritur tashmë në Amerikë.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, flamuri ukrainas është vendosur në krah të atij të SHBA-së. Pas 301 ditëve ngujim në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë nga vendi i tij.
Është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar gjithashtu udhëtimin dhe tha se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.