Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja shërohet nga koronavirusi

Një 70-vjeçar nga Kruja, i cili luftoi për 4 javë në terapi intensive, por ne fund e fitoi betejen me koronavirusin dhe është kthyer në shtëpi.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shendetësise, Ogerta Manastirliu, duke postuar edhe foton ne rrjetin social Facebook.

Postimi i Manastirliut

Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi??
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit??

#KrenarePërEkipetMjekësore

SHKARKO APP