Pas 48 vitesh shërbim, mjeku i njohur rikthehet sërish te Infektivi
Pas një jete të tërë në punë, plot 48 vitë në sherbim në Spitalin Infektiv, mjeku i njohur Dhimitër Kraja është rikthyer sërish, në shërbim të pacientëve, në këto kohë lufte të ashpër me koronavirusin.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetesisë, Ogerta Manastiriu, e cila shkruan sot se profesor Kraja, apo siç e njohin te gjithe, dr Luli iu pergjigj i pari thirrjes së bërë nga Shendetësia.
Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira❗️
#RESPEKT??