Pas 7 orësh bllokim, hapet për qarkullim aksi Librazhd-Përrenjas

Pas rreth shtatë orë punë intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi një pjesë e trasesë u mbulua nga qindra metër kub gurë dhe dhe, të cilët ranë nga shpati i kodrës. Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të ri rrugor, pjesë e projektit të Koridorit Tetë, ku aktualisht operon kompania “A N K” sh.p.k.

Pastrimi i aksit u bë i mundur falë punës intensive të makinave të rënda dhe ekipeve në terren, duke rikthyer qarkullimin normal në të dy drejtimet. Autoritetet rrugore kanë apeluar për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime intensive.

Hapja e segmentit pas ndërhyrjes emergjente synoi sigurinë e udhëtarëve dhe rikthimin sa më shpejt të trafikut normal, duke minimizuar pasojat e një ngjarjeje të papritur natyrore në rrugën që lidh Librazhdin me Përrenjasin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?